Sport

Tifozëria ‘Ujqit’ me mesazh për futbollistët e Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 13 November 2018

Tifozëria e skuadrës së Ferizajt ‘Ujqit’ kanë një mesazh për futbollistet e skuadrës së tyre, shkruan GazetainFokus.

Ky është mesazhi i tifozëve.

“Ju bëjmë thirrje shumicës së futbollistëve të klubit tonë të zemrës KF FERIZAJ që nëse kanë ardhur tek ne vetëm për para, dhe të mos angazhohen atëherë ju themi më mirë largohuni ose filloni të jepni më të mirën nga veti, ose në të kundërtën fundi nuk do të jetë aspak i mirë.

-Advertisement-

Klubi ynë eshtë ndër më të vjetrit në vend dhe nuk lejojmë që shumica e individëve të luajnë me ndjenjat tona, kjo fanelë eshtë e shenjtë dhe ka vlerë të madhe për neve, andaj reflektoni sa nuk eshtë bërë vonë.

Fatmirsisht në qytetin tonë kemi shumë lojtarë cilësor, por kemi edhe juniora që shumë prej tyre e meritojnë të jenë në formacion startues, para disa ‘manikenëve’ që luajnë tani në çdo ndeshje.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera