Thyen heshtjen CEO që u kap mat me kolegen në koncert
Autori: Gazeta inFokus
12:51 | 18 July 2025
Një ditë më parë u bë shumë virale në rrjet një video ku CEO i kompanisë Astronomer, Andy Byron, u kap u përqafuar me një grua që nuk ishte bashkëshortja e tij. Ata ishin në koncertin e grupit të famshëm, “Coldplay”, në Massachusetts.
Byron ka reaguar për herë të parë pasi u kap nga kamerat duke tradhtuar gruan. Në deklaratën e tij, ka fajësuar edhe grupin muzikor për situatën.
Në një nga momentet e koncertit, këngëtari i Coldplay, Chris Martin, vuri re çiftin në ekranin gjigant të skenës, teksa përqafoheshin dhe kërcenin në ritmin e muzikës.
Pasi panë se po transmetoheshin drejtpërdrejt, të dy ikën me shpejtësi dhe u përpoqën të shmangnin kamerat.
Chris Martin komentoi me humor: “Shikoni këta të dy. Ose janë në një lidhje jashtëmartesore, ose janë thjesht shumë të turpshëm”,një koment që, sipas ndjekësve online, mund të ketë qenë më i saktë nga sa parashikoi vetë këngëtari.
Pas përhapjes së videos në rrjete sociale, Byron lëshoi një deklaratë publike:
“Dua ta pranoj publikisht këtë moment që po qarkullon online dhe zhgënjimin që ka shkaktuar. Ajo që duhej të ishte një mbrëmje muzike dhe gëzimi, u kthye në një gabim personal që u bë publik në një skenë shumë të madhe. Dua të kërkoj ndjesë sinqerisht bashkëshortes sime, familjes sime dhe ekipit në Astronomer. Ju meritoni më mirë nga unë, si partner, si prind dhe si drejtues”.
Sipërmarrësit iu zbulua tradhëtia gjatë koncertit, REAGON bashkëshortja e CEO-s!
CEO i Astronomer shtoi se po tërhiqet për një periudhë reflektimi dhe kërkoi privatësi:
“Po marr kohën e duhur për të reflektuar, për të marrë përgjegjësitë dhe për të vendosur për hapat e ardhshëm, si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale”.
Byron gjithashtu kritikoi mënyrën si momenti u bë publik:
“E konsideroj shumë shqetësues faktin që një moment privat u bë publik pa pëlqimin tim. Kam respekt për artistët, por shpresoj të reflektojmë të gjithë mbi ndikimin që ka kur jeta e dikujt tjetër kthehet në spektakël publik”.
Reagimet në rrjetet sociale, veçanërisht në X (ish-Twitter), kanë qenë të ashpra. Shumë përdorues kritikuan faktin që Byron fajësoi Coldplay për sjelljen e tij.
Ende nuk dihet nëse ky postim është vërtetë i sipërmarrësit, por është bërë shumë viral në rrjet.

T� tjera
-
S’u përfshi në dokumente një pjesë e mallit – Dogana zbulon mallra me vlerë rreth 27 mijë euro
Dogana e Kosovës, ka njoftuar për zbulimin e mallrave të padeklaruar në Han t...
-
Inspektorati ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në tri objekte n...
-
Uniformat e dëmtuara të policisë në karriget e ministrave, Haxhiu: 5 vjet po presin për pajisje të reja
Deputetja Teuta Haxhiu ka ndërmarrë një aksion simbolik në Kuvend, duke vendo...
-
Liria ka Emër letër Parlamentit Evropian, ia parashtron disa kërkesa: Mos qëndroni vëzhgues, ushtroni kompetencat tuaja
Platforma Liria ka Emër, i është drejtuar Parlamentit Evropian, me kërkesë pë...
-
Pas mungesës së kapelave, Policia anulon tenderin për karriget e ceremonisë së diplomimit të kadetëve
Policia e Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për marrjen me qira të ...
-
Luksi i pushtetit të Kurtit: Për 9 muaj, mbi 32 milionë euro shpenzime për derivate, telefona e udhëtime
Sa ishte në opozitë, Albin Kurti premtonte ulje të shpenzimeve të luksit, për...
-
Ministri zviceran: Vendimi i Gjykatës Speciale nuk është politik, s’mund ta komentoj
Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, dhe homologu i tij ko...
-
Strategjia shtetërore për Hagën, Konjufca: Pasnesër mbledhje disaorëshe, synojmë ta fitojmë rastin
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dhënë detaje për punën e gru...
-
Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur shqetësimin për mungesën e uni...
-
Marta Kos pret përfaqësuesit e Listës së Studentëve, kërkon shkëputjen e Serbisë nga praktikat e vjetra
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, u takua në Bruksel me përfaqës...
-
Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, G...
-
Dyshohet se Radoiçiq dhe Veselinoviq janë arratisur në Rusi
Dyshohet se terroristi Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë arratisur n...
































