Lajme

Thrilleri në ishullin grek, dy trupat e paketuara në një çantë dyshohet se u përkasin dy emigrantëve

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 28 August 2022

Të tjera detaje janë zbuluar nga mediat greke në lidhje me dy trupat e gjetur në një çantë në Ishullin Naxos nga një turist italian.

Sipas medias greke bëhet me dije se dy trupat dyshohet se u përkasin dy emigrantëve, pjesë të një grupin që udhëtonte me një anije që u përmbyt në Folangandros. Kujtojmë se ngjarja ndodhi dhjetorin e kaluar.

Për ngjarjen që ngjason me një thriller nuk është bërë asnjë denoncim. Një prej kufomave dyshohet të jetë burrë, rreth moshës 40 vjeç, kurse tjetri ka përmasa shumë të vogla e s’dihet asgjë për të.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera