Sport

Thomas Tuchel e nisë me barazim aventurën e tij me Chelsean

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 27 January 2021

Thomas Tuchel e ka nisur me barazim aventurën e tij si trajner i Chelseas, shkruan Gazeta inFokus.

‘Blutë’ nga Londra kanë luajtur baras 0-0 me Wolvesin, në duelin e zhvilluar në ‘Stamford Bridge’ në kuadër të xhiros së 20-të në Premierligë.

Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, ku patën postimin e topit dhe rastet, por nuk ia dolën dot ta shënonin golin e tri pikëve.

-Advertisement-

Thomas Tuchel është emëruar mbrëmë trajneri i ri i Chelseas, duke zëvendësuar Frank Lampardin e shkarkuar për shkak të rezultateve negative.

Pas këtij barazimi Chelsea renditet i 8-ti me 30 pikë, kurse Wolvesi mbetet i 13-ti me 23 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera