Sport

Thiago Silva: ”Mosha është vetëm numër, ndjehem mirë fizikisht”

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 23 September 2020

Mbrojtesi brazilian, Thiago Silva, gjatë merkatos verore kaloj tek Chelsea pas shtatë sezonesh të kaluara tek Paris Saint German, shkruan Gazeta inFokus.

Kontrata e Silvas përfundoj menjëherë pas finales në Ligë të Kampioneve që parisienet luajten kundër Bayern Munich, kësisoj braziliani u bashkua më londinezet si transfer i lirë.

Edhe pse 36 vjeçar, Silva ka thënë që mosha është vetëm një numër pasi ai ndjehet shumë mirë fizikisht.

-Advertisement-

“Nuk mërzitem fare sepse unë e di se çfarë dua dhe kam shumë shpresa për këtë klub me të rinj.

Fizikisht ndjehem mirë, mosha është vetëm një numer në dokumenta. Fizikisht ndjehem shumë i ri dhe i përgatitur mirë, jam përgatitur tërë jetën për këtë.

Njerëzit që me njohin e dijnë sa shumë e dua punën time dhe si japë 200 përqindeshin tim. Kjo është një mundësi shumë e mirë që ma ka dhënë Chelsea dhe Frank Lampard, nuk dua t’i dëshproj”, ka përfunduar Silva./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera