Thiago Silva: Coutinho të mendohet mirë, e pres te PSG-ja
Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 20 November 2017
Futbollisti i Liverpool, Philippe Coutinho, mund të vendosë për t’u bashkuar me bashkëkombësit e tij, Neymar dhe Thiago Silva, te PSG-ja, nëse braziliani vendos të ndjekë rrugën e tij.
Gjigantët francezë thyen rekordin botëror të transferimeve gjatë verës për të rrëmbyer Neymar nga Barcelona, për 222 milionë euro. Ata tani mund të konkurrojnë me kryesuesit e La Liga-s në betejën për një tjetër brazilian, Coutinho, që është regjistruar në radarët e “Camp Nou” për pak kohë. Liverpool ka qenë në gjendje të mbajë shërbimet e “play-maker”-it 25-vjeçar tani për tani, por mbrojtësi i PSG-së, Thiago Silva, beson se një lëvizje e parave të mëdha do të mund të përdorej në 2018.
Ai i tha “Telefoot”: “Unë flas shumë me Coutinhon. Shpresoj që në fund të sezonit, apo edhe më parë, kjo mund të jetë një surprizë e këndshme për ne. Unë shpresoj se ai do të mendohet mirë dhe se vitin e ardhshëm do të luajë me ne”. Thiago Silva mund të luajë një rol udhëheqës në çdo qasje për Coutinhon, me 33-vjeçarin të përgatitur për ta ndihmuar PSG-në në përmbushjen e një objektivi të mundshëm.
Ai bëri, po ashtu, që Neymar të transferohej te PSG-ja: “Ashtu si Neymarit, i jap edhe atij shumë këshilla. Sidoqoftë, mendoj se gjëja më e rëndësishme për Coutinho është që të marrë vendimin më të mirë për veten”. Coutinho ka bërë 10 paraqitje për Liverpool këtë sezon, duke shënuar pesë gola. Ai kërkohej nga Barça si zëvendësim për Neymar.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...