Sport

Thiago Alcantara thyen këtë rekord në debutimin e tij me Liverpoolin

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 20 September 2020

Thiago Alcantara ka debutuar në fanellën e Livepoolit, në duelin që ‘The Reds’ e fituan si mysafir ndaj Chelseas me rezultat 2-0, shkruan Gazeta inFokus.

Mesfushori spanjoll që erdhi nga Bayern Muncheni në Liverpool, u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë.

Alcantara bëri 75 pasime në këtë takim më shumë se çdo lojtari i Chelseas.

-Advertisement-

Përveç kësaj spanjolli ka bërë më së shumti pasime në 45 minuta në Premierligë që kur filluan të regjistrohen këto statistika në sezonin 2003/04.

Thiago i ka kushtuar Liverpoolit 20 milionë euro, plus 5 milionë bonuse.

Ai pritet ta shtoj kualitetin në mesfushën e skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp, që këtë sezon synon mbrojtjen e titullit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera