Lajme

Therje në Dragash/ Një nxënës ther me thikë një person në oborr të shkollës

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 27 January 2022

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në orët e mesditës së shkollën e fshatit Bresanë të Komunës së Dragashit, ku një person është therur me thikë nga një fëmijë.

Kjo është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Policia është duke e hetuar rastin.

-Advertisement-

“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje te oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshme. Njësitet po mirret rastet” tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera