Lajme

Therje me thikë në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 09 Qershor 2022

Një person është arrestuar dje nën dyshimet se ka therë me thikë viktimën mashkull në fshatin Llashticë të Gjilanit, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti është hapur si “lëndim i rëndë trupor”, teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy