Lajme

Themeluesja e PSD-së e komenton dorëheqjen e Shpend Ahmetit

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 15 December 2019

Themeluesja e Partisë Socialdemokrate, Kaqusha Jashari, mendon se dorëheqja e Shpend Ahmetit nga posti i kryetarit të PSD-së është pranim i përgjegjësisë.

Në një bisedë për Gazetën Sinjali, Jashari thotë për Ahmetin se ka angazhime në Komunën e Prishtinës, dorëheqjen e tij nuk e sheh problem për partinë.

“Rezultati i zgjedhjeve si parti ishte dëshpërim, nuk patëm mundësi me qenë parti parlamentare, ka dështu koalicioni. Shpend Ahmeti është i angazhuar në Komunën e Prishtinës, Dardan Molliqajn e zgjodhëm drejtues të partisë”, tha Jashari.

-Advertisement-

E pyetur se a e priste dorëheqjen e Shpend Ahmetit, Jashari theksoi se “partia nuk varet prej kryetarit”.

Më tej, Jashari thekson se dorëheqjen e Ahmetit e sheh si “pranim të përgjegjësisë”.

Jashari tha se PSD ka zgjedhur sot kryetar Dardan Molliqajn. Edhe përkundër propozimeve askush nuk ka pranuar të jetë kundërkandidat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera