Sport

Thellohet kriza e Barcës

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 26 November 2018

Ernesto Valverde ka pranuar edhe një lajm tejet të hidhur nga stafi mjekësor i skuadrës.
Sulmuesi Luis Suarez pritet të mungojë disa javë për skuadrën katalunase, shkaku i një lëndimi të pësuar.

Kësiosj, urguajani do t’i mungojë skuadrës së tij në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve, ndaj PSV Eindhoven, shkruan “Goal”.

Suarez pritet të kthehet për ndeshjen ndaj Tottenham, që Barcelona e luan më 11 dhjetor, por ai do të mungojë edhe ndaj Espanyolit dhe Villarrealit.

-Advertisement-

Barcelona momentalisht është në krizë të lëndimeve dhe trajneri Valverde është shumë i kufizuar në rotacionet në formacion.

Rafinha Alcantara dhe Sergi Roberto janë lojtarët e fundit që kanë pësuar lëndim, në ndeshjen ndaj Atletico Madrid.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera