Lajme

Thaçi: Të gjithë jemi që Lugina e Preshevës ti bashkohet Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 10 September 2018

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se edhe në dialogun Kosovë-Serbi do të kërkoj që Presheva, Medvegja e Bujanocit ti bashkohen Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

“Do të bëjë përpjekë edhe në dialogun me Serbinë që kjo çështje të mbyllet përgjithmonë dhe kjo padrejtësi do të korrigjohet. Të gjithë në Kosovë pa dallime partiake, do të mbështesin të drejtën e Preshevës Medvegjës e Bujanocit dhe të na bashkëngjitën me Kosovën”, ka thënë ai.

Thaçi gjithashtu tha se për bashkim të territoreve shqiptare duhet unitet.

-Advertisement-

“ Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit është një kauzë e përbashkët dhe mund të realizohet vetëm bashkërisht. Ne do të jeni afër qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me mundësitë qe i kemi. Për ti kontribuar bashkëngjitjes se Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën ka duhet unitet”, ka thënë Thaçi.

I pari i Kosovës këto komente i bëri pas një takimi që pati me përfaqësues të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera