Lajme

Thaçi përshëndetë marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, nga SHBA-të

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 26 November 2018

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, takimin e së hënës mes dy qeverive shqiptare.

Thaçi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se takimet e tilla mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë kanë rol të veçantë në interesat strategjike të të dyja shteteve.

Ndërsa vendimet e sotme të marrëveshjeve Thaçi i konsideron hap progresiv drejt arritjes së rrugëtimit euroatlantik.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Mbledhjet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për bashkërendimin e prioriteteve dhe interesave strategjike të shteteve tona. Vendimet e sotme të dy qeverive janë një hap tjetër i rëndësishëm drejt arritjes së synimeve tona strategjike për bashkimin e shqiptarëve nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Këto dhe vendime tjera do të ndikojnë në largimin e barrierave për qytetarët dhe rritjen ekonomike bazuar në vlerat e Bashkimit Evropian. HTH/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera