Lajme

Thaçi: Partia që krijon shumicën ja paftë hajrin qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 06 April 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se ajo parti politike që krijon shumicën do të vazhdojë me qeverisjen, dhe se për asnjë subjekt politik nuk do të bëj as favore e as disfavore.

“Ajo parti që do të krijojë shumicën kësaj radhe z.Kurti, mirësevjen dhe unë e nënshkruaj menjëherë dhe ja paftë hajrin dhe të vazhdojë së qeverisuri Kosovën. Për këtë arsye unë pa hezitim ja kam dhënë mundësinë e re që ta sjellë një mandatar të ri, të krijojë shumicën, i ka ditët e mjaftueshme, të punojë me partner nëse gjenë. Në këtë rast si president i vendit është Kushtetuta e Kosovës, ndërsa besimi është qytetar. Nuk do t’i bëj asfavore as disfavore,asnjë partie politike. Unë i kam premtuar dhe siguruar z. Kurti se çdo hap do të respektojmë kushtetuten”, ka thënë Thaçi në Top Chanel, Sjkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera