Lajme

Thaçi me uniformë ushtarake i drejtohet FSK-së (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 17 February 2020

Për herë të dytë presidneti i Kosovës , Hashim Thaçi është paraqitur sot në uniformë ushtarake, me atë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë e ka bërë në nderim të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kujtojm se kreu i shtetit, Hashim Thaçi njëherësh është Komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me 14 dhjetor 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar përfundimisht tri ligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Ndonëse emri i FSK-së nuk pëson ndryshime për shkak të pamundësive për ndryshime kushtetuese, ligjet e miratuara vlerësohet se i japin FSK-së kapacitete ushtarake gjatë një procesi transformimi brenda disa viteve.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera