Lajme

Thaçi: Lavdi Dëshmorëve të Kombit

Autori: Arjeta Osmani 16:17 | 28 November 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka uruar festën e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në urimin e tij ka thënë se për nder të festës së Flamurit së bashku me anëtarë dhe aktivistë të VV-së nderuam dëshmorët e kombit duke vendosur lule dhe duke përkujtuar sakrificën e tyre për liri.

“Sot, së bashku me anëtarë dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe bashkëvendas të komunës së Obiliqit, për nder të Festës së Flamurit, nderuam dëshmorët e kombit duke vendosur lule dhe duke përkujtuar sakrificën e tyre për liri.”

-Advertisement-

Ai poashtu tha se dëshmorët tanë janë janë dëshmi e shpirtit të pamposhtur shqiptar.

“Dëshmorët tanë janë drita udhërrëfyese që na frymëzon për të mbajtur gjallë idealet e lirisë, bashkimit dhe dinjitetit kombëtar. Ata janë dëshmi e shpirtit të pamposhtur shqiptar, që në çdo epokë ka luftuar për mbrojtjen e tokës dhe identitetit tonë. Qoftë kujtimi i tyre i përjetshëm dhe rruga jonë gjithmonë e ndriçuar nga shembulli i tyre!”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera