Thaçi i pakënaqur me një vendim të gjyqtarit francez, ankohet në Apelin e Speciales

Autori: Gazeta inFokus
12:14 | 20 April 2022
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është ndarë i pakënaqur me një vendim të gjyqtarit paraprak, Nicollas Guillou në Hagë.
Thaçi e ka dërguar në apel vendimin e gjyqtarit mbi kërkesën e Prokurorit të Specializuar për ndryshimin e listës së provave dhe autorizimin e masave mbrojtëse përkatëse, vendim ky që ishte marrë më 8 mars, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast, Thaçi i është drejtuar Apelit teksa presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e ka caktuar një panel prej tre gjyqtarësh për t’u marrë me këtë rast.
Në përbërje të panelit janë gjyqtarët, Emilio Gatti, Michele Picard, dhe gjyqtarja Nina Jorgensen.
Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, edhe më herët ka shprehur pakënaqësitë e tij për masat mbrojtëse.
Ai në një shkresë të mëhershme kishte thënë se Prokuroria po pretendon se ka marrë informacion nga një organizatë ndërkombëtare, e cila sipas prokurorisë ka shqetësime serioze për kontaktin e drejtpërdrejtë të mbrojtjes me stafin e saj aktual.
Ankesa e Keohes ka të bëj me faktin se ndonëse Prokuroria e ka përmendur në formë të përgjithshme këtë organizatë, ajo nuk e ka specifikuar se cila është ajo.
“Prokuroria gjithashtu pretendon se “ka marrë informacion nga një organizatë ndërkombëtare se ka shqetësime serioze në lidhje me kontaktin e drejtpërdrejtë të Mbrojtjes me stafin e saj aktual ose të mëparshëm”. Prokuroria nuk e identifikon organizatën, duke i mohuar kështu Mbrojtjes mundësinë për t’u përgjigjur në mënyrë thelbësore. Mbrojtja rezervon të gjitha të drejtat për të bërë parashtresa nëse organizata ndërkombëtare kërkon ndonjë masë. Megjithatë, Mbrojtja vë në dukje se asnjë organizatë ndërkombëtare nuk ka shprehur ndonjë shqetësim ndaj Mbrojtjes në lidhje me kontaktet me stafin e saj aktual apo të mëparshëm”, ka thënë Keohe në shkresën e tij.
Avokati Keohe thotë se kësaj organizate ndërkombëtare nuk duhet t’i lejohet të vendosë kufizime në kontaktet me mbrojtjen, nëse të njëjtat kufizime nuk vendosen edhe në kontaktin me Prokurorinë.
“Për më tepër, Mbrojtja parashtron se përpara se një organizate ndërkombëtare t’i lejohet të vendosë kufizime në kontaktet e Mbrojtjes me stafin e saj aktual ose të mëparshëm, organizata duhet të vërtetojë se ka vendosur kufizime të njëjta ose të ngjashme ndaj Prokurorisë. Neni 21(4)(f) i ligjit dhe neni 6(3)(d) i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut i garantojnë të akuzuarit të drejtën “për pjesëmarrjen dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në emër të financuesit të tij/saj të njëjtat kushte si dëshmitarët kundër tij apo saj.” Rrjedhimisht, z. Thaçi ka të drejtë të ketë qasje në stafin aktual dhe të mëparshëm të organizatës së pazbuluar ndërkombëtare me të njëjtat kushte si ato që i janë dhënë Prokurorisë gjatë intervistimit të dëshmitarëve të asaj organizate. Prokuroria nuk ka zbuluar kushtet në të cilat ka intervistuar dëshmitarët e organizatës së pazbuluar ndërkombëtare, apo nëse këto kushte ndryshojnë nga kushtet që organizata e pazbuluar mund të kërkojë të vendosë”, thuhet në shkresën e avokatit Keohe.
Avokati amerikan ka thënë se nëse Thaçit nuk i jepet qasja tek dëshmitarët e organizatës ndërkombëtare të pazbuluar nga prokuroria, atëherë mbrojtja rezervon të drejtën e saj që të përjashtojë çdo dëshmi të marrë nga organizata në fjalë. /Lajmi.net/

Të tjera
-
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka njoftuar se me 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin Po...
-
Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndër...
-
Dhu*na në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka theksuar se...
-
Mexhiti pret Albin Kurtin në Shkup: Biseduam për rrugën evropiane të RMV-së dhe Kosovës
Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka mirëpritur kryem...
-
Situatë apokaliptike nga zja*rret në Turqi, evakuohen mbi 50 mijë persona
Më shumë se 50,000 qytetarë janë detyruar të braktisin banesat e tyre si ...
-
“Kërkoj eshtrat e babit tim” – 12-vjeçarja nga Skenderaji nuk ndalet së qaruri, u këndon të pagjeturve të luftës
Me zërin që i dridhet nga dhimbja dhe lotët që nuk i ndalen, Leona Rexhepi nj...
-
Jehona Lushaku ia numëron dështimet Albin Kurtit: S’ia falim
Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në emisionin “DPT te Fidan...
-
Hamza prezanton kandidaturën e Arian Tahirit për Mitrovicën, e quan “kryetari i ardhshëm”
Bedri Hamza ka prezantuar Arian Tahirin si kandidat të PDK-së, për kryetar të...
-
Vd*es një burrë në Gjilan, iu përkeqësua gjendja derisa po udhëtonte
Një burrë i moshës 62-vjeçare ka vdekur këtë të hënë në Gjilan. Rastin e k...
-
Samiti dyditor në Shkup: Kurti e Vuçiq takohen nesër
Nesër, më 1 korrik, në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, komisionerja për Z...
-
Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë mes Kosovës dhe Serbisë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka deklaruar se ndon...
-
Aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se pa diplomë e ushtroi mbi 8 vjet profesionin e mjekut në dy ordinanca në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një personi nën dysh...