Lajme

Thaçi: Gjëja e parë që duhet ta bëj Kurti, është ndryshimi i Planit të Ahtisaarit

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 08 June 2021

Analisti Jusuf Thaçi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Kosova duhet të kërkojë ndryshimin e Pakos së Ahtisaarit në tryezën e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se shqiptarët kanë lëshuar pe shumë në dialogun e deritanishëm, ndërsa thotë se Serbia nuk po ndalet dhe po vazhdon të kërkojë më shumë në dëm të shqiptarëve.

Thaci po ashtu thotë se ndërkombëtarët duhet të tregohen si ndërmjetësues të drejtë dhe mos të kërkojnë nga shqiptarët që të vazhdojnë të bëjnë kompromise.

“Gjëja e parë që duhet ta bëj Kurti, është ndryshimi i Planit të Ahtisaarit”, tha Thaci.

“Duhet të ndryshojë mendësia dhe premisa që shqiptarët duhet të humbin dicka në mënyrë që serbët të shkojnë drejt kompromisit. Shqiptarët nuk fituan absolutisht me Pakon e Ahtisaarit. Në fakt ne lëshuam pe dhe bëmë kompromise në dëm të shtetit. Ndërkombëtarët ta kenë parasysh këtë. Besoj që ata e dijnë. Kosova nuk duhet të lëshojë pe”, thotë ai. /Express/

Të tjera