Lajme

Thaçi flet për dorëheqjen e David Philips e quan të korruptuar, mohon se ka qenë këshilltar i tij!

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 20 October 2018

Ideja e presidentit Thaçi për ‘korrigjimin’ e kufijve përveçse nuk po gjen përkrahjen nga liderët e partive në pozitë e opozitë, nuk e gjeti përkrahjen as të Ekspertit të Politikës së jashtme dhe njëherësh këshilltarit të tij, David Philips, i cili së fundmi dha dorëheqje pikërisht për këtë arsye.

E presidenti i vendit, Hashim Thaçi për herë të parë ka folur për dorëheqjen e David Philips, shkruan Gazeta Blic.

Thaçi i ftuar në emisionin “Oxgyen”, të Klan Kosovës ka thënë se Philips nuk ka qenë këshilltar i tij, madje e ka qujatur atë si të korruptuar.

-Advertisement-

“Ai nuk ka qenë këshilltar i imi, ai ka qenë këshilltarë i qeverisë u pagu nga qeveria, ka dhanë dorëheqje se është i korruptum edhe kaq për të”, ka thënë presidenti.

Ndryshe, Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips, njëherësh këshilltar për Marrëdhënie me Jashtë i angazhuar nga Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë.

Philips disa herë ka kundërshtuar idenë e ndarjes apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ka thënë se është alternativa më e keqe për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera