Sport

Thaçi: Fitore historike si kjo, i hapin rrugë sukseseve të pandalshme të futbollistëve tanë

Autori: Gazeta inFokus 00:29 | 11 September 2018
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar përfaqësuesen e Kosovës për fitoren historike në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Ishujve Faroe me rezultat 2-0.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Thaçi ka shkruar se Kosova me plot meritë e fitoi ndeshjen e parë zyrtare, dhe se një fitore tillë i hap rrugë sukseseve të pandalshme të futbollistëve të Kosovës.

Ky është postimi i Thaçit në Facebook:

“Fitore madhështore! Kosova me plot meritë e fitoi ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare në stadiumin modern “Fadil Vokrri”. Një fitore historike kjo, e cila vetëm sa u hapi rrugë sukseseve të pandalshme të futbollistëve tanë të mrekullueshëm, që sonte na dhanë shumë emocione. Krenar me përfaqësuesen tonë!

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera