Lajme

Thaçi e Haradinaj në siklet për demarkacionin, nuk e përmendin para kamerave

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 15 September 2017

Presidenti Hashim Thaçi është kujdesur gjatë takimit të parë zyrtar me Kryeministrin Ramush Haradinaj që të evitojë përmendjen e temave të rënda për shefin e Qeverisë, sic është ratifikimi i demarkacionit. Të dy kanë theksuar se do t’i adresojnë bashkë çështjet kyçe përfshirë edhe liberalizimin e vizave duke e kërkuar edhe ndihmën e opozitës.

Presidenti Hashim Thaçi tha se Qeveria e re e Kryeministrit Ramush Haradinaj do të ketë plot sfida dhe vështirësi, mirëpo potencoi se këto kalohen me vendosmëri.

“Është meritë e jashtëzakonshme e partive politike formimi i Qeverisë”, tha Thaçi derisa përgëzoi Haradinajn për postin e ri, raporton Gazeta Express.

-Advertisement-

Ndërsa, kryeministri Haradinaj tha se gjatë kohës kur ishte në opozitë në Kuvend, kanë incizuar gjendjen e qeverisjes së kaluar, për të cilën tha se tani vetë në krye të Qeverisë do të ketë qeverisje reale.

I pyetur për marrëveshjen e demarkacionit, presidenti Thaçi tha se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë, pasi ky është kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave, mirëpo nuk komentoi shkarkimin e kryetarit të komisionit për shënjimin e vijës kufitare, Murat Mehës, vendim të cilin Haradinaj e mori javën e kaluar.

“Raporti i shtetit të Kosovës me Malin e Zi është raport strategjik i fqinjësisë së mirë, prandaj nuk ka probleme fqinjësore me Malin e Zi dhe këtë e di edhe Kryeministri Haradinaj”, tha Presidenti Thaçi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera