Lajme

Thaçi dekoron Trumpin, i bënë ftesë ta vizitojë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 18 September 2020

Urdhrin më i lart i shteti është ndarë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për presidentin Amerikan, Donald Trump.

Thaçi gjatë të premtes ka bërë të ditur se ka deklaruar Trumpin me Urdhrin e Lirisë, shkruan GazetaInfokus.

Një gjë e tillë është bërë në shënjë mirënjohje për kontributin e Trumpit në lirin e Kosovës dhe forcimin e paqes në rajon.

-Advertisement-

Kështu të paketën ka shkruar Thaci në një status të tij në facebook, shkruan Gazeta Infokus.

“Ndihem i privilegjuar që si President i Republikës së Kosovës, në emër të popullit të Kosovës, të ndaj Urdhrin e Lirisë për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Presdietnti i vendit.

Thaçi ka bërë të ditur që ka ftuar Trump të vizitojë Kosovë.

“Presidentin Trump, e kam ftuar që ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt, për t’u njoftuar me popullin më pro-amerikan në botë.E përjetshme është miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë që një vizitë të mundshme të Trumpit e kishte paralajmëruar edhe i dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera