Sport

Tevez afër largimit nga Kina, nuk po i pëlqen pronarit

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 19 September 2017

Carlos Tevez u largua nga Juventusi për t’u transferuar në Kinë te skuadra e Shanghai Shenhua, por pritshmërit e klubit kinez nuk janë duke u shpaguar.

Sulmuesi argjentinas, ka të zhvilluar 13 paraqitje dhe ka shënuar vetëm tre gola për ekipin e Shanghait, duke treguar formë tejet të dobët.

Për formën e 33 vjecarit ka folur edhe pronari i klubit kinez, Wu Xiaohui.

-Advertisement-

“Tevez nuk është duke i plotësuar pritjet tona. Qëllimi ynë ishte që ne të sjellim një lojtar me ndikim të një ylli të lartë dhe të gjithë mendojnë se Tevez nuk u përshtat në projektligjin ton”, ka thënë Xiaohui.

33 vjeçari mund të largohet nga Kina, ndërsa të interesuar për të ka vetëm skuadra nga Argjentina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera