Sport

Tetë skuadra në garë, “superkompjuteri” parashikon fituesin e Champions League

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 15 March 2024

Champions League është tashmë në fazën e saj më tërheqëse teksa në garë kanë mbetur tetë skuadrat më të mira të Europës. Kampionët në fuqi të Manchester City janë favoritët kryesorë për të triumfuar edhe në këtë edicion, të paktën sipas superkompjeturit parashikues të Opta.

Skuadra e Pep Guardiolës sipas Opta ka të gjithë parametrat në favor për të ngritur trofeun e dytë në historinë e tyre më datë një qershor në Wembley. Menjëherë pas anglezëve si i dyti më favorit për të triumfuar, renditet Real Madrid. Madrilenët si gjithnjë janë një “kockë e fortë” në këtë kompeticion teksa këtë trofe e kanë pjesë thelbësore të historisë së tyre.

Pas spanjollëve, në listën e favoritëve renditen Arsenal dhe Paris Saint-Germain. Sakaq, dy skuadrat më pak favorite për të triumfuar në këtë edicion konsiderohen Barcelona e Atletico Madrid, madje më pak edhe se Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera