Lajme

Testi i Arritshmërisë, MAShT-i merr masa ndaj dy administratorëve dhe ndaj nxënësve që përdorën telefona

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 17 June 2022

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka thënë se është shënuar avancim në administrimin e Testit të Arritshmërisë, ndonëse ka thënë se janë evidentuar problem.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se, në bazë të raportit të nxjerrë nga informatat e mbledhura në terren është vërejtur një avancim në procesin e administrimit të pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë, e cila është mbajtur më 14 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e MAShT-it.

“MAShTI, me këtë rast, falwnderon Drejtoritë Komunale të Arsimit për bashkëpunimin dhe angazhimin e shtuar në eliminimin e problemeve gjatë procesit të mbajtjes së testit. Megjithatë, edhe këtë herë janë evidentuar disa probleme në disa Qendra të Testimit, si pasojë e mosrespektimit të udhëzimeve të hartuara nga MAShTI”.

-Advertisement-

Ndër problemet që janë shfaqur janë mospërmbajtja e rregullave nga komisionerët dhe administrues të Qendrës së Testimit, vonesa të tyre në disa qendra, përdorimi i telefonave celularë nga nxënësit.

“Problemet e evidentuara gjatë mbajtjes së pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë janë: mospërmbajtja e rregullave dhe udhëzimeve nga komisionerët dhe administruesit e Qendrave të Testimit; vonesa të administruesve në disa qendra të testimit dhe përdorimi i telefonave celular nga nxënësit”.

“MAShTI gjithashtu bën të ditur se, lidhur me mosrespektimin e udhëzimeve gjatë mbajtjes së pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë janë marrë masat adekuate ndaj 2 administruesve, ndërsa nxënësve të cilët kanë përdorur telefonin celular dhe që janë evidentuar nga administruesit t’u llogariten vetëm pikët nga lëndët në pjesën e parë të testit”, thuhet më tutje në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera