Lajme

Kurti uron kryeministrin e ri britanik: Gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 05 July 2024

Kryeministri Albin Kurti ka uruar homologun e tij të ri britanik, Keir Starmer, për fitoren në zgjedhje dhe postin e ri.

“Urime për Keir Starmer Partisë Laburiste për fitoren dërrmuese historike mbrëmjen e djeshme. Ju dëshirojmë gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit dhe mezi presim për bashkëpunim”, ka shkruar Kurti në X.

Starmer më herët e uroi edhe presidentja Vjosa Osmani.

“Urime të përzemërta, Keir Starmer, për fitoren tuaj historike në zgjedhje! Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë kosovarëve dhe jam e bindur se së bashku, ne do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë të gjatë. Ju uroj suksese derisa po merrni këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.

Keir Starmer është emëruar zyrtarisht si kryeministër nga Mbreti Charles në Buckingham Palace pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të djeshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera