Fun & Video

Terrorizoi miqtë duke ua vendosur në shtrat një gjarpër, një krokodil, por edhe një luan – shihni reagimet e tyre (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 19 January 2018

Një njeri ka krijuar një video të cilën e ka shpërndarë në rrjetet sociale, në të cilën shihet duke u vendosur njerëzve kafshë të rrezikshme, brenda shtretërve të tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Khizri Zapirov, i cili ka vendosur krijesa vdekjeprurëse në dhomat e gjumit të shokëve të tij, përpara se t’u “ofrojë” atyre një “zgjim të frikshëm” – duke filmuar reagimet e tyre.

Zapirov pretendon se i merr kafshët dhe zvarranikët nga një mik i tij, trajner i kafshëve, i cili e shoqëron atë në të gjitha veprimet e tij.

-Advertisement-

Një nga videot e tij më të popullarizuara ai shihet duke mbajtur një luan të madh, derisa futej në shtëpinë e mikut të tij.

Ai vendos atë brenda shtratit të shokut të tij.

Derisa për dikë këto pamje kanë qenë argëtuese, shumë nga komentuesit i kanë quajtur si të tepërta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera