Lajme

Terrorizohet një familje egjiptase në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 19 March 2019

Një person ka hyrë në një familje egjipase në Pejë dhe e ka rrahur një femër në prezencë të burrit.

Pasi i kanosi me armë, e rrahu edhe gruan në prezencë të burrit. Duke mos u mjaftuar me kaq, burrit i tregoi disa fotografi intime të motrës së tij, të cilën dyshohet që e shfrytëzoi dhunshëm seksualisht. Policia ka arritur ta kapë të dyshuarin, por nuk ka treguar për përkatësin kombëtare të tij.

“Në fshatin Treboviq të Pejës është arrestuar një burrë i cili  kishte shkuar në shtëpinë e viktimave femër dhe mashkull K/Egjiptas i kishte kanosë me armë, viktimën femër. E kishte goditë në fytyrë me dorëz të armës, kurse viktimës mashkull i kishte dërguar disa foto intime të motrës së tij, të cilën dyshohet se e kishte sulmuar seksualisht dhe e njëjta ka pranuar  tretman mjekësor. I dyshuari në stacion policor e kishte kanosur edhe një zyrtare policore”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Pas intervistimit me vendim të  prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Organet e rendit kanë hapur rast për ‘kanosje & dëmtim prone & lëndim trupor & sulm seksual’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera