Lajme

Tërmkolli: I padurueshëm gëzimi i ish negociatorëve që sollën “Zajdenicën”, që Kurti nuk po arrin t’i shmanget asaj

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 14 December 2022

Ish deputetja Melihate Tërmkolli, ka thënë se të gëzohesh pse Kurti nuk po arrin t’i shmanget asociacionit, është shërbim direkt për Serbinë.

Ajo ka thënë se këtë po e bëjnë ish negociatorët në bisedimet me Serbinë, ata që e bënë dhe e pranuan marrëveshjen për asociacionin, ata që realisht ia dhanë Serbisë atë pjesë të Kosovës duke e shitur para opinionit për një OJQ, ata që e pranuan fusnotën, duke e shitur si një “flluskë bore” dhe shumë të tjera.

Ajo ka thënë se ata kanë emër e mbiemër dhe edhe pse Kurti ka dështimet e gabimet e tij, është i padurueshëm gëzimi i atyre që e sollën “zajednicën” dhe të cilët edhe tani janë të gatshëm ta ndihmojnë Serbinë në emër të bashkëpunimit me Amerikën.

-Advertisement-

Postimi i saj i plotë:

Gëzimi i padurueshëm i “negociatorëve”Të shprehësh një lloj gëzimi pse Albin Kurti nuk po arrin t’i shmanget asociacionit, është përtej perversitetit politik, është shërbim direkt për Serbinë, dhe atë shërbim i shumëfishtë.

Këtë po e bëjnë ish negociatorët në bisedimet me Serbinë, ata që e bënë dhe e pranuan marrëveshjen për asociacionin, ata që realisht ia dhanë Serbisë atë pjesë të Kosovës duke e shitur para opinionit për një OJQ, ata që e pranuan fusnotën, duke e shitur si një “flluskë bore” dhe shumë e shumë “kompromise” të tjera që opinioni ende nuk i din.Tani kanë fytyrë jo vetëm të jenë më të zëshmit në kritika por edhe të tallen me ndonjë përpjekje për të evituar ose për të “zbutur” zbatimin e vendimit më anti- Kosovë që e kanë bërë sa ishin në pushtet.

Nuk kanë faj, pasi nuk janë aty ku duhet të ishin, të gjithë ata që e kanë dëmtuar rëndë e pakthyeshëm këtë vend.Secili ka emër e mbiemër!

E qartë se Albin Kurti ka dështimet dhe gabimet e veta. Ka ngatërruar mjetet me qëllimet dhe po gabon në të dyja, si edhe pararendësit e ndonjëherë edhe më keq.Por është i padurueshëm gëzimi i atyre që sollën “zajednicën” dhe të cilët edhe tani janë të gatshëm ta ndihmojnë Serbinë në emër të bashkëpunimit me Amerikën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera