Lajme

Tërmeti i fortë në këtë shtet të Evropës

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 14 December 2022

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar me qendër Nea Styra në Greqi, dhe është ndjerë veçanërisht edhe në Atikë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia është në 5 km ndërsa vendndodhja është 8 km në lindje në juglindje të fshatit Zarakes në Evia Jugore.

Mediat greke raportojnë se pak minuta më parë, në të njëjtën zonë u regjistruan lëkundje të përmasave më të vogla, me magnitudë 1.9 dhe 1.5 të shkallës Rihter.

-Advertisement-

Sipas vlerësimeve, tërmeti i regjistruar këtë pasdite mund të jetë pjesë e sekuencës postsizmike pas tërmetit të fortë prej 5 Rihter në Evia rreth dy javë më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera