Sport

Tërhiqet nga futbolli, Mesut Ozil: Erdhi momenti për t’u larguar!

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 22 March 2023

Mesut Ozil “var këpucët në gozhdë” në moshën 34-vjeçare.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë mesfushori përmes një postimi të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, ku ka shpjeguar se nuk do ta përfundojë këtë sezon.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga futbolli profesionist. Unë kam pasur privilegjin të jem futbollist për gati 17 vjet dhe ndihem tepër mirënjohës për mundësinë që kam pasur. Në javët dhe muajt e fundit, pasi kam pësuar edhe disa lëndime, më është bërë gjithnjë e më e qartë se erdhi koha të largohesha nga skena e futbollit. Ishte një udhëtim i jashtëzakonshëm, i shoqëruar nga momente dhe emocione të pabesueshme. Dua të falënderoj klubet e mia – Schalke 04, Werder Bremen, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahçe, Basaksehir – trajnerët që më mbështetën, shokët e skuadrës që u bënë miq. Një falënderim i veçantë për familjen time, miqtë e mi më të ngushtë. Ata kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi që nga dita e parë dhe më kanë mbështetur me shumë dashuri në kohë të mira dhe të këqija. Faleminderit të gjithë tifozëve të mi që më treguan kaq shumë dashuri pa marrë parasysh rrethanat dhe klubin që përfaqësoja.”-shkruan Ozil.

-Advertisement-

I konsideruar si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit evropian që në moshë shumë të re, gjatë karrierës së tij Ozil, i cili në tetor mbushi 34 vjeç, u kurorëzua edhe kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014.

Një element kryesor i kombëtares gjermane për gati dhjetë vjet (92 paraqitje me 23 gola të shënuar), ai gjithashtu fitoi, ndër të tjera, një kampionat me Real Madridin, katër Kupa FA me Arsenalin dhe u shpall lojtari më i mirë gjerman në vitin 2017.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera