Lajme

Tërbohet Edi Rama, i bërtet të moshuarës në rrugë: “Shko n’shpi, mos e zgjat, ik”

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 25 March 2020

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edvin Rama, është parë sot nëpër rrugët e vendit të tij duke iu kërkuar të moshuarve që haste që të shkonin në shtëpi.

Në një video-inçizim të siguruar nga Fax News, kryeministri Rama shihet derisa urdhëron të moshuarit duke iu bërtitur “me këmbë e duar” pranë zonës së “Vasil Shantos” në kryeqytet, Tiranë.

“A ka mundësi të shkon në shtëpi?! Shko n’shpi, shko n’shpi sepse infekton veten dhe të tjerët. A ka mundësi të ikësh, mos e zgjat,” – dëgjohet t’i thotë rama një të moshuare, e cila mbetet pa mundësi që t’i kthejë përgjigjje.

-Advertisement-

 

Në ndërkohë, vetë Rama shihet pa dorëza dhe maskë fytyre.

Kryeministri Edi Rama është shoqëruar në terren edhe nga drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, po ashtu edhe nga kamerat e ERTV-së, që me siguri do ta montojnë më vonë dhe kronikën.

Të moshuarit janë dhe grupmosha më e rrezikuar nga Covid 19, dhe qeveria vazhdimisht ka apeluar që ata të mos dalin fare nga shtëpia, dhe ushqimet e ilaçet t’iu çohen nga bashkia, duhet theksuar që mbulon vetëm transportin e tyre dhe jo kostot e blerjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera