Lajme

Teologu kosovar kritikon banorët e Karaçevës: S’guxuat me qitë asnjë zë

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 08 August 2020

Një teolog kosovar po i kritikon banorët e Karaçevës pse nuk reaguan kur xhandarët serbë hynë në brendësi të fshatit të tyre.

Është doktori i Shkencave Islame, Mustafë Bajrami, ai që me anë të një postimi në Facebook, është treguar shumë i ashpër me faktin se banorët e Karaçevës nuk reaguan në ato moment, shkruan lajmi.net.

Madje sipas tij, xhandarmëria serbe hyri në fshat dhe doli pa asnjë therrë në këmbë.

-Advertisement-

Në lidhje me këtë postim, Bajrami ka marrë shumë kritika nga komentuesit.

Postimi i plotë

Dy fjalë për Karaçevën dhe popullin e saj.

Karaçevt, ose pacifistë me gjen e t’lindun pacifistë, ose pacifistë në stilin rugovian, t’LDK-së domethanë. Kështu, mu qu xhandarmëria serbe e me ju hy n’katun pa ni therr n’këmbë, me ju kapërcye përskej kapixhikëve e kta, tu ikë napër shpija, e pastaj kinse në shenjë atdhetarizmi me i fotografue prej mas perdeve sa me senzibilizue opinionin, pa guxu me qitë as një zë, këtë veç ajo anë e bënë. Njëjtë si para do ditëve një kamion serb me fotografi t’Millosheviqit që bojke korzo napër Pejë😃

Këto sene n’Gillan kurrë s’kishin me guxu me ndodhë, kurrë…!.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera