Lajme

Tentim vrasje në Istog

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 29 July 2022

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi që ishte therur me thikë nga një person mbrëmjen e së enjtes në Istog, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, i dyshuari për kryerjen e veprës është arrestuar.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretmanin mjekësor pasi i njëjti është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera