Lajme

Tentim vra*sja në Komoran: Të dyshuarit ende në arrati, të plagosurit në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 07 July 2026

Dy të dyshuarit për therjen e dy personave dhe lëndimin e një tjetri në Komoran, ende nuk janë kapur nga Policia e Kosovës.

Kështu bëjnë të ditur autoritetet përmes raportit zyrtar, ndërsa theksohet se viktimat janë duke u trajtuar në QKUK.

Përleshja ndodhi pasditen e së hënës, ndërkaq policia ka iniciuar rastin si “Vrasje në Tentativë”.

-Advertisement-

“Komoran, Gllogoc 06.07.2026-19:02. Raportohet se tri viktima meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore pasi janë therur me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy