Lajme

Tensionet para Kuvendit, protestuesit pengojnë ambulancën që shkoi për policët e lënduar

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 05 October 2026

Protesta para Kuvendit të Kosovës ka eskaluar, ndërsa Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit që po qëndrojnë përreth objektit.

Protestuesit po kundërshtojnë largimin e deputetëve nga Kuvendi, duke krijuar tensione të shtuara me forcat e rendit.

Në pamjet e publikuara shihet se në një moment është vështirësuar edhe kalimi i një ambulance, e cila raportohet se ishte nisur për të marrë policët e lënduar.

-Advertisement-

Forca të shumta policore vazhdojnë të jenë të angazhuara në terren, ndërsa situata përreth Kuvendit mbetet e tensionuar./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy