Tensionet në veri, ambasadorja e SHBA në OKB: S’ka alternativë tjetër përpos paqes
Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 08 November 2022
Një marrëveshje që e pranojnë të dyja palët është ajo që i nevojitet Kosovës dhe Serbisë. Është ky mendimi i ambasadores së SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e cila u shpreh gjatë një interviste për emisionin “Opinion” në Tv Klan se të dyja palët duhet të vazhdojnë drejt paqes sepse nuk ka alternativë tjetër.
“Për vite me radhë ne kemi mbështetur ecjen përpara dhe vendosjen e stabilitetit në këtë rajon dhe do të vazhdojmë të punojmë drejt stabilitetit. E patëm këtë diskutim sot me qeverinë shqiptare se si mund të komunikojmë më mirë për këto çështje dhe se çfarë veprimesh shtesë mund të ndërmarrim për t’u siguruar që stabiliteti të vendoset dhe që vendi të mos përfundojë në konflikt përsëri”, deklaroi ajo.
Ambasadorja Thomas-Greenfield tha se nuk mendon se dikush dëshiron të shoh sërish konflikt.
“Zgjidhja? E dini, mendoj se një marrëveshje midis të dy palëve është një marrëveshje që e pranojnë të dyja palët. Ajo nevojitet. Është ende problem pas 23 vjetësh. Por nuk kemi hequr dorë dhe as ata nuk duhet të heqin dorë. Duhet të vazhdojnë drejt paqes sepse nuk ka alternativë. Nuk mendoj se ndonjë prej nesh do që t’i shohë të kthehen tek konflikti përsëri”, tha ajo.
Edhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, u shpreh se nuk do të ketë asnjë zgjidhje nëse mes dy palëve nuk ka një marrëveshje.
“Arritja e marrëveshjeve të tilla mes kundërshtarësh dhe duke pasur parasysh ç’ka ndodhur në Kosovë, siç e dimë, nuk është e lehtë. Prandaj ka zgjatur kaq shumë kohë. Por këtë herë po ndodh diçka ndryshe dhe duhet ta kuptojmë dhe duhet të komunikojmë për këtë. Është hera e parë që kemi jo një të dërguar të posaçëm të BE-së, por kemi edhe të dërguarin e posaçëm të SHBA dhe këshilltarët e posaçëm të politikës së jashtme të qeverive franceze dhe gjermane. Pra, kemi katër persona. Kemi kaq shumë fuqi të bërë bashkë që nuk ka ndodhur më parë me një propozim konkret në tryezë. Dhe kjo është diçka që as Kosova dhe as Serbia nuk duhet ta çojnë dëm. Është një çast unik për ta nxitur fort”, tha Hoxha.
Ambasadori Hoxha u shpreh se nuk do të ketë zgjidhje në asnjë nga çështjet nëse nuk ka marrëveshje. Dhe për marrëveshje, duhen dy palë.
“Mendoj se mund të merremi me të gjitha këto çështje teknike dhe ato kanë rëndësinë e tyre. Asgjë, as targat, nuk kanë atë lloj rëndësie, domethënieje sa përpjekja për të ecur vërtet përpara sepse është e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Nuk do të ketë zgjidhje në asnjë nga çështjet nëse nuk ka marrëveshje. Dhe për marrëveshje, duhen dy palë”, tha ai në Tv Klan.
Të tjera
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...
-
Ferat Shala ndan fotografinë e paharrueshme të ushtarit të UÇK-së me lot në sy: Sot Xhafer Kadiri një fermer i suksesshëm
Kandidati për deputet me numër 16 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
Bedri Hamza: Plot entuziazëm në Suharekë, ne ofrojmë zgjidhje dhe jo arsyetime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
“Nën patronatin e Donika Gërvalles”, dështon organizimi i akademisë përkujtimore për Ibrahim Rugovën në Gjilan
Akademia përkujtimore për presidentin historik Ibrahim Rugova, dështoi të mba...
-
Strohmeyer: UÇK-ja ishte udhëheqja që ne i drejtoheshim, sipas përshtypjes tonë kreu i saj ishte Thaçi
Dëshmitari Hansjeorg Strohmeyer deklaroi se kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kos...
-
Zjạrr në një shtyllë elektrike në Emshir, detaje nga zjạrrfikësit
Një zjarr ka shpërthyer sot në një shtyllë elektrike në lagjen Emshir në Pris...