Lajme

Tensionet në protestë, arrestohen 56 persona dhe procedohen 97 të tjerë, mes tyre edhe të mitur

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 16 Tetor 2026

56 persona janë arrestuar dhe 97 të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunshme gjatë tubimit të zhvilluar dje në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe 16 të mitur, të moshave 15 deri në 17 vjeç.

Sipas Policisë së Shtetit, gjatë protestës disa pjesëmarrës kanë hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore.

Gjithashtu, janë dëmtuar biznese, banka, godina institucionesh, sinjalistika rrugore dhe prona të tjera publike e private, ndërsa janë djegur edhe automjete të Policisë.

-Advertisement-

Si pasojë e përplasjeve, 24 punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore, raporton A2Televizion.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy