Tensione në protestën e banorëve të fshatrave Doganaj dhe Soponicë, kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit
Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 12 September 2023
Banorët mes fshatrave Doganaj dhe Soponicë të Kaçanikut, kanë nisur një protestë mëngjesin e kësaj të marte për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lepenc.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se në protestë po marrin pjesë rreth 20 banorë të zonës.
“Sot, rreth orës 08:10 kemi pranuar një informacion se në mes të fshatrave Doganaj dhe Soponicë, tek ura e lumit Lepenc, ka filluar një protestë nga rreth 20 persona, banorë të zonës, lidhur me pakënaqësinë e ndërtimit të një hidrocentrali që është duke u ndërtuar. Policët e stacionit të Kaçanikut janë në vendin e ngjarjes dhe po monitorojnë situatën”, ka thënë Veseli.
Ai tutje ka konfirmuar se protesta është zhvilluar me tensione pasi banorët kanë tentuar që ta sulmojnë drejtuesin e eskavatorit.
“Gjatë zhvillimit të protestës, disa nga protestuesit kanë tentuar ta sulmojnë drejtuesin e eskavatorit të kompanisë ndërtuese, mirëpo ka intervenuar policia. Situata është nën kontroll dhe po merren veprimet policore”, ka deklaruar Veseli.
Sipas protestuesve, ndërtimi i këtij hidrocentrali do të shkaktojë degradim të lumit, derisa protesta ka nisur që nga e hëna.
“Protesta organizohet kundër degradimit të lumit Lepenc nga kompanitë për ndërtimin e hidrocentraleve. Protesta e banorëve do të vazhdojë pa ndërprerë deri në ndërprerjen e plotë të degradimit të lumit”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook përfaqësuesi i protestuesve, Ibrahim Dolloshi.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...