Lajme

Tenda në veri të vendit – Musliu: Kriminelët dhe terroristët e Vuçiqit nuk flenë në to, por në hotelet e Kopaonikut

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 11 December 2022

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet në veri të vendit.

Musliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar lidhur me një fotografi që po qarkullon në mediat lokale serbe, ku shihen tendat e vendosura në veri.

Eksperti i sigurisë ka shkruar se “tendat nuk mbushen me njerëz sikurse Facebook e Twitter me profile të rrejshme”.

-Advertisement-

“Qytetarët e zakonshëm nuk e përkrahin, kurse kriminelët dhe terroristët e tij nuk flenë në tenda, por në hotelet e Kopaonikut ose në ndonjë villë në Ujman”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë:

Ku i ka njerëzit Vuçiqi në tendat e barrikadave?

Nuk mbushen tendat me njerëz sikurse Facebook e Twitter me profile të rrejshme.

E, fotografia është bërë nga mediumi që ai e financon.  Pra nuk është e montuar.

Qytetarët e zakonshëm nuk e përkrahin, kurse kriminelët dhe terroristët e tij nuk flenë në tenda, por në hotelet e Kopaonikut ose në ndonjë villë në Ujman.

Besa, mbrëmë nuk kanë fjetur ata që kanë qenë te Ujmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera