Lajme

Temperaturat sot deri në 20 gradë

Autori: Gazeta inFokus 07:29 | 05 October 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat gjatë kësaj jave do të jenë stabile.

Sipas njoftimit, mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në disa vende me mjegulla, ku temperatura minimale për këtë të martë lëviz në mes 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalja në mes 16 dhe 20 gradë Celsius.

“Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb)”, thuhet në njoftimin e IHMKS.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera