Temperaturat e larta boshatisin Shkupin (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus
16:17 | 26 June 2017
Temperaturat e larta kanë boshatisur qendrën e kryeqytetit të Maqedonisë. Matjet e termometrit flasin se gjatë ditës së sotme temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë, ndërkaq më alarmante pritet të jetë gjendja të shtunën e ardhshme kur temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius, raporton Alsat-M.
Gazeta Express në vazhdim përcjell raportin e plotë të Alsatit:
Ata pak qytetarë që takuam nëpër rrugë ankohen se kryeqyteti nuk ofron vende të mjaftueshme për freski gjatë kësaj periudhe të nxehtë vere.
“Nuk kemi pishina mjaftueshëm nëpër qytet, ferr është. Shteti duhej të kujdesej për këtë gjë por çfarë të bëjmë. Duhet të punohet në këtë drejtim, Shkupi nuk është vend i vogël, mbi një milion njerëz gravitojnë, unë se di çfarë po bën Qeveria”.
“Çezmat e para që ishin i hoqën, i vendosën këta çezma që s’janë të mira, kanë shumë pak ujë dhe me shtypje”.
“Nuk ka mjaftueshëm çezma nëpër qytet. Këndej nuk ka asnjë çezmë të vetme, ka ana tjetër andej ka vetëm një. Pikërisht në këtë rrugë duhet të jetë më në rregull”.
“Vetëm vizitorët që kalojnë… në mbrëmje ka frekuentim më shumë, ndërsa gjatë ditës ata të cilët ende nuk kanë shkuar në pushim shëtisin, shikojnë- shprehen disa qytetare- shprehen disa qytetarë.
Mjekët rekomandojnë që pa nevojë të mos dilet jashtë gjatë periudhës nga ora 11 deri në orën 16. Të sëmurët kronik të marrin terapinë e rregullt, ndërkaq të konsumohet ushqim më i lehtë dhe lëngje./Alsat-M/

Të tjera
-
Gjendje alarmante: Katër të vdekur nga gjuajtjet me armë për tre ditë në Kosovë
Rastet tragjike të ditëve të fundit kanë goditur rëndë vendin, shkruan Gazeta...
-
Shtrenjtimi i rrymës, Hasani: Nuk do të ndalemi vetëm me protestë
Deklarata e kryetarit të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer ...
-
Sorensen në Beograd: Theksova rëndësinë e përparimit në dialog
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorense...
-
26 vjet nga mạsạkra e familjes Berisha në Suharekë
Sot bëhen 26 vjet nga një nga masakrat më të tmerrshme të kryera nga forcat s...
-
Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët
Nisma e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e sigurisë...
-
Detaje të reja për vrạsjen në Prishtinë – Ishin dy persona që kryen aktin, të dy kishin maska
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen mbrëmë në Prishtinë. ...
-
Emergjenca konfirmon vdekjen e njërit të plagosur në Prishtinë, tjetri në gjendje stabile
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Ke...
-
E rëndë: Vd*es njëri nga të pla*gosurit nga gjuajtja me ar`më në Prishtinë, zbulohet identiteti i tij
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Ke...
-
Gjuajtja me armë te 4 Llullat, Policia: Dy persona të plagosur, i dyshuari është identifikuar
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të ...
-
Ky është i dyshuari për gjuajtjen me ḁrmë në Prishtinë ky raportohet se ka edhe të plḁgosur
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Ke...
-
Pamje nga vendi i ngjarjes: Gjuajtje me ar`më zjarri në Prishtinë, të paktën dy të pla*gosur
Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, sipas burimeve të Nacionales, p...
-
Gjuajtje me ḁrmë zjarri në Prishtinë
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, ku sip...