Lajme

Sorensen në Beograd: Theksova rëndësinë e përparimit në dialog

Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 26 Mars 2025

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, u takua dje në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Sorensen bëri të ditur se ka dëgjuar pikëpamjet e zyrtarëve serbë rreth hapave të ardhshëm në procesin e dialogut, shkruan Gazeta Infokus.

“Sot në Beograd, u takova me @predsednikrs, Ministrin e Jashtëm @markodjuric dhe Kryenegociatorin @PetkovicPetar si pjesë e mandatit tim. Vlerësova mundësinë për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi hapat e ardhshëm dhe theksova rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm dhe përparimit në Dialog”, ka shkruar Sorensen.

-Advertisement-

Përveç presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ai zhvilloi takime edhe me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, si dhe me kryenegociatorin Petar Petkoviq.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy