Lajme

Temperaturat e larta, anulohen disa fluturime në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 20 June 2017

Derisa temperaturat vazhdojnë të ngrihen në Phoenix dhe Arizona të SHBA-së, më shumë se 40 fluturime janë anuluar, sepse është tepër nxehtë që aeroplanët të fluturojnë.

Parashikimi i motit për SHBA-në sugjeron se temperaturat mund të rriten deri në 49C të martën.

Kjo është më e lartë se temperatura e punës së disa aeroplanëve.

-Advertisement-

Agjencitë ajrore amerikane “American Airlines” ka njoftuar se i ka anuluar dhjetëra fluturime që ishin përcaktuar të niseshin nga aeroporti “Sky Harbor” gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.

Temperatura rekord që e ka goditur ndonjëherë Phoenix ka qenë 50C në vitin 1990.

Pse nuk mund të fluturojnë aeroplanët në temperatura shumë të larta?

Në temperatura më të larta, ajri ka një densitet më të ulët – është më i thatë. Ky densitet i ulët i ajrit e pakëson sasinë e presionit të ajrit të gjeneruar në krahët e aeroplanit – që është princip thelbësor në aeronautikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera