Auto&Tech

Telefoni i fuqishëm i Pentagonit që çdo gjë që bëni

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 12 February 2019

Qeveria amerikane së shpejti do të vëzhgojë të gjitha aktivitetet e punonjësve duke përdorur inteligjencën artificiale.

Një startup është duke krijuar sistemin e telefonit mobil që do të mësojë për të gjitha ato që bën përdoruesi i tij, transmeton KosovaPress.

Ai në mënyrë konstante do të gjurmojë sjelljen, aktivitetin dhe do të krijojë profilin e identitetit të përdoruesit.

-Advertisement-

Profili i gjeneruar i inteligjencës artificiale do të zëvendësojë qasjen e punonjësve në kartela dhe sistemin e lejekalimeve.

TWOSENSE.AI, kompania që do të prodhojë telefonin për Pentagonin, do të sigurojë sistemin multi-faktor të autencitetit për telefona të mençur dhe kompjuterët.

Sistemi zëvendëson të gjitha qasjet e kartelave dhe lejekalimeve dhe alarmon sigurinë nëse dikush tjetër është duke përdorur pajisjen.

Ai e bën këtë duke përdorur të dhëna të sjelljes ose ‘biometrikut’ të çdo personi, siç është mënyra se si ecin, ndërveprojnë me telefonin e tyre, udhëtojnë në punë dhe si dhe ku kalojnë kohën e tyre.

Është ekuivalenti i inteligjencës artificiale të gjurmëve të gishtërinjve të një personi, por është shumë më e vështirë të thyhet, ndërsa sistemi vazhdimisht ushqehet me tipare të shumëfishta dhe do të dijë nëse dikush tjetër po përdor telefonin.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy