Sport

Telashe pafund për Allegrin, humbet edhe goleadorin e skuadrës

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 30 January 2023

Nuk kanë fund problemet për Juventusin. Bardhezinjtë po vuajnë shumë në këtë edicion, teksa sikur të mos mjaftonte zbritja e 15 pikëve pas vërtetimit të manipulimit të bilanceve financiare, gjërat nuk po shkojnë mirë as në fushën e lojës. Skuadra ka treguar mungesë stabiliteti në rezultate, ndërsa së fundmi listës së problemeve i shtohet dhe dëmtimi i Arkadiusz Milik.

Polaku u largua i dëmtuar nga ndeshja me Monzën (0-2) dhe këtë të hënë sulmuesi ka kryer ekzaminimet në qendrën mjekësore të Juventusit, që konfirmuan problemet muskulore në kofshën e majtë. Dëmtimi pritet ta mbajë 28-vjeçarin një muaj larg fushave. Pas dy javësh, sulmuesi do të kryejë sërish kontrolle për të mësuar kohën e saktë kur do të rikthehet në fushë.

Milik është golashënuesi më i mirë i Juventusit këtë sezon, pasi ka shënuar tetë gola mes Serie A dhe Champions League, një më shumë se Dusan Vlahovic. Bardhezinjtë kërkojnë që të arrijnë zonën europiane. Distanca me vendin e shtatë është 5 pikë.

“Zonja e Vjetër” nuk fiton prej tre ndeshjesh. Skuadra e Max Allegrit do të kërkojë që ndaj Salernitanes të rikthehet tek suksesi që i mungon prej kohësh, por mbi të gjitha do i shërbente shumë në aspektin moral, pas periudhës së errët që po kalon.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera