Lajme

 “Teknikisht e pamundur që 360 mijë votues nga diaspora të votojnë në 35 përfaqësi diplomatike”

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 28 August 2024

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se kanë nisur problemet e para me votimin jashtë vendit.

Ai thotë se sot është dashur të publikohet lista e qendrave të votimit jashtë vendit.

Sipas tij “jashtë cdo standardi të votimit” MPJ ka propozuar që si qendra të votimit të hapen 35 përfaqësi diplomatike me rreth 45 vendvotime ku do të votojnë 360 mijë qytetarë.

-Advertisement-

Cakolli thotë se kjo është teknikisht e pamundur, në kundërshtim me ligjin dhe tendencë për pengim të procesit.

Postimi i plotë:

Ende pa filluar mirë, veçse kanë nisur problemet e para me votimin jashtë vendit. Ndonëse sot është dashur që të publikohet lista e qendrave të votimit jashtë vendit – në mënyrë që votuesit të mund të regjistrohen – kjo nuk do të ndodhë.

Ministria e Punëve të Jashtme, jashtë çdo standardi të votimit, ka propozuar që si qendra të votimit të hapen gjithsej 35 përfaqësi diplomatike (me rreth 45 vendvotime), ku sipas tyre, do të mund të votojnë plot 𝟑𝟔𝟎 𝐌𝐈𝐉𝐄̈ 𝐐𝐘𝐓𝐄𝐓𝐀𝐑𝐄̈.

Kjo është 1) teknikisht e pamundur – meqë i bie që në 12 orë të votimit, brenda secilit minut të votojnë 11 qytetarë; 2) në kundërshtim me ligjin – sepse numri maksimal i votuesve për vendvotim është 750 votues; dhe 3) tendencë për pengim të procesit, e mbase edhe për krijim të përshtypjes se po tentohet pengimi i votimit të diasporës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera