Sport

‘Tek Arsenali prej Arteta dhe Henry…’; sulmuesi Gabriel Jesus zyrtarizohet te ‘topçinjtë’ e Londrës

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 04 July 2022

Arsenali ka konfirmuar nënshkrimin e Gabriel Jesus nga Manchester City. Sulmuesi brazilian iu është bashkuar për 45 milionë paund “topçinjve” të Londrës dhe është blerja e katërt e verës për Mikel Arteta.

Jesus, i cili shënoi 95 gola në 236 ndeshje me “qytetarët” në pesë sezone e gjysmë, ndjek mesfushorin Fábio Vieira, portierin Matt Turner dhe një sulmues tjetër brazilian, Marquinhos, në “Emirates Stadium”. 19-vjeçari Marquinhos është përshkruar nga Edu, drejtori teknik i Arsenalit, si sulmues për të ardhmen.

Jesus i është bashkuar Arsenalit në kërkim të aktivizimit më të rregullt, pasi kishte startuar 24 nga 50 ndeshjet e Manchester City në Premier League dhe Champions League, sezonin e kaluar. Arsenali zbuloi se 25-vjeçari do të vishte fanellën me numrin 9 dhe kishte nënshkruar një kontratë afatgjatë.

-Advertisement-

Arteta, i cili punoi me Jesus ndërsa asistonte Pep Guardiolën te City, tha për faqen e Arsenalit: “Jam shumë i emocionuar. Klubi ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të rekrutuar një lojtar të këtij niveli. Unë e njoh shumë mirë Gabrielin.

Po kështu, ne të gjithë e njohim mirë atë që nga koha në Premier League. Ka qenë me të vërtetë i suksesshëm këtu. Ky është një pozicion që duhej ta mbulonim prej një kohe të gjatë. Tani kemi arritur të marrim një lojtar që të gjithë e donim, kështu që jam shumë i lumtur”.

Jesus tha se kishte ndjekur Arsenalin kur ishte i ri për shkak të Thierry Henry dhe se prania e Arteta si trajner kishte luajtur një rol në këtë transferim: “Unë besoj 100% te Mikel. Kam kaluar një kohë shumë të mirë me të më parë. Ai është një djalë dhe trajner shumë i mirë, më ka ndihmuar shumë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera