Lajme

“Të vrẹt natën e të vajton ditën”, Haradinaj: Kurti dhe VV-ja me mashtrime vodhën popullin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 20 August 2024

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se që nga ardhja në pushtetit e Kurtit dhe VV-së me mashtrime dhe tinëzisht vodhën popullin e Kosovës.

Sipas Haradinajt, me Ridvan Muharremin partia në pushtet vodhi bukën e Kosovës, me Nagip Krasniqin rrymën, ndërsa thotë se këtë të fundit bashkë me Martin Bershajn i mbrojnë.

“Shpejtë do të jetë dita kur lufta e njëmendtë kundër korrupsionit do të fillojë e “vajtuesit e ditës” do të shihet se janë kriminelët më të mëdhenj të këtij vendi”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Kur flet Kurti për korrupsionin sikur edhe për shumë tema tjera, vjen në shprehje ajo fjala popullore “të vret natën e të vajton ditën”.

Që nga ardhja në pushtet Kurti dhe VV me mashtrime dhe në formën më tinzare në mënyrë sistematike dhe tek resorët më të ndjeshëm vodhën popullin e Kosovës.

Me Ridin vodhën bukën e Kosovës atëherë kur kishte frikë botërore nga kriza e bukës. Me Nagipin vodhën rrymën në kohën kur në bursa çmimi kishte arritur majat e papara. Popullit ja dyfishuan çmimin, e Nagipin dhe Martinin që ndërmjetësuan në shitjen e rrymës serbe ende i mbrojnë dhe i mbajnë si heronj. Mbi 280 milionë euro para të popullit i larguan nga konkurrenca dhe ligji dhe me partnerë në krim i përdorën si me qenë plaçkë gjahu.

U mashtruan se kontratat e klasifikuara mbesin përgjithmonë të klasifikuara dhe u “flliqën” deri në atë masë sa blerjet e tyre rrezikojnë sigurinë e njerëzve të Kosovës.

Asgjë nuk do të ndal deklasifikimin e këtyre kontratave dhe asgjë nuk do të ndal konfrontimin e hajnive të tyre me qytetarin e Kosovës.

E shpejtë do të jetë dita kur lufta e njëmendtë kundër korrupsionit do të fillojë e “vajtuesit e ditës” do të shihet se janë kriminelët më të mëdhenj të këtij vendi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera