Të verbrit kërkojnë mbështetje institucionale: Jeta në Kosovë po bëhet sfiduese
Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 25 October 2022
Drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Grave të Verbra në Kosovë, Bajramshahe Jetullahu, kërkon mbështetje institucionale dhe shoqërore për të verbrit.
Ajo thotë se për të verbrit është sfiduese jeta në Kosovë. Ajo kërkon nga Qeveria por edhe komunat që t’i dalin në ndihmë kësaj kategorie për mirëqenie, punësim, mundësi për shkollim, por edhe kushte për të ecur lirë në rrugët e Kosovës.
Jetullahu thotë për KosovaPress se përpjekjet e të verbërve janë të vazhdueshme për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe të drejtave të tyre.
Derisa Komuna e Prishtinës ka vendosur disa pllaka taktile për qasje më të lehtë të verbërve në rrugët e kryeqytetit, për Jetullahun kjo është e pamjaftueshme.
“Këtyre pllakave që u lavdërua kryetari, pllakat ndoshta i kanë vendosur vetëm për sy, me i pa dikush sepse ato pllaka për të verbrit janë katastrofë për shkak se midis pllakave ai rend ku i verbëri duhet ta fut shkopin në atë vijë dhe më përcjellë rrugën se ku po shkon, vendosen tabela të ndryshme, shportat e mbeturinave, reklamat, nëse një i verbër e përcjell vijën dhe ka pengesë atëherë do të ndeshet me të dhe do të përfundojë për toke… Diku 10 apo 15% komuna e Prishtinës i plotëson disa nevoja por asnjëherë nevojat e duhura që janë për personat e verbër… Apeloj në organet relevante, le të kthejnë një fije dritë në fund të tunelit se nuk bëhet asgjë, kur ka për ahengje të ndryshme edhe për neve duhet me pasur, jemi pjesë e kësaj toke edhe ne” , përfundon ajo.
Sipas Jetullahut, sfidë më vete mbetet edhe arsimimi i të verbërve në vend, pasi që institucionet arsimore nuk ofrojnë kushte për ta.
“Sa i përket punësimit mund ta quaj zero e sa zero mbrapa, punësimi tek personat e verbër dhe llojet e tjera me nevoja të veçanta kanë shumë pak të përfshirë në punësim pak apo hiç. Në Kosovë sa i përket të verbërve mund ta quaj në gishta të një dorës mund t’i numërojmë sesa janë të punësuar. Ne gjithmonë vizitojmë organet tona kërkojmë punë. Për çka të arsimohen fëmijët tanë kur mbesin të mbyllur brenda katër mureve atëherë kur e kryejnë shkollën sepse nuk ka punësim për të verbrit. Gjithmonë thonë se ‘jemi duke bërë një punë të madhe, jemi duke u munduar’ por fatkeqësisht nuk ka asgjë”, thotë ajo.
Sipas saj, edhe shkolla speciale për të verbrit në Pejë nuk është opsioni më i mirë për shkollimin e tyre, për çka edhe jep arsyet.
“Vetëm një shkollë specifike është në Pejë gjë që nuk mjafton për shkak se për shembull, ai i Kaçanikut për të shkuar në shkollë në Pejë, atij i duket se është dal në botën tjetër… Ndërsa shkollat me program gjithëpërfshirës nuk na duken se kanë shumë efekte sepse nuk kanë makina shkrimi… Një fëmijë për të shkuar në shkollë të rregullt duhet të ketë makinën e shkrimit për të verbrit… Mundësi ka por qeveria nuk i siguron, qeveria e mbulon vetëm shkollën për të verbrit ndërsa fëmijët tjerë iu drejtohen shoqatave. Një prind i një fëmije kërkon t’i sigurojë një makinë shkrimi sepse fëmijës i duhet në shkollë por edhe në shtëpi, ajo ka diku 2-3 kg dhe mund të mbahet edhe në shkollë edhe në shtëpi”, thotë ajo.
Të tjera
-
Policia në Ferizaj për një javë ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba e ka hequr 3 patentë shoferë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1030 gjo...
-
Tahiri: Pas 9 shkurtit Kosova do të dal në dritë, do të jetë pjesë e NATO’së
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, Prokuroria thërret konferencë për media
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërku...
-
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Go...
-
Xhafer Gashi e Linda Bekteshi marrin përkrahjen për ndryshim nga banorët e lagjes së Hashanëve në Obiliq
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi është takuar mbrëmë ...
-
Konfirmon Lajçak: Këtë javë në Bruksel mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar...
-
Autori i maskuar si shpërndarës picash, dalin detaje të reja tronditëse të vrạsjes së 56 vjeçarit në Tiranë
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave f...
-
Pati mosmarrëveshje me burrin, një grua në Rahovec dyshohet se piu ilaçe dhe detergjente
Një grua në Rahovec ka përfunduar në emergjencë pasi e njëjta dyshohet se pas...
-
Qindra banorë të bllokuar në Kukës pas situatës me borë
Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e ...
-
Pesë raste të dhụnës ndaj grave gjatë të dielës në Kosovë
Pesë raste të dhunës janë raportuar vetëm gjatë të dielës në rajonet e Kosovë...
-
Dy aksidente trafiku në Prishtinë të dielën
Të dielën janë shënuar dy aksidente trafiku në kryeqytet. “Rr. Xheladin Re...